Amaneti
>> Wednesday, September 02, 2009
Adnan AMETI
Djemt dhe vajzat e mia
Mos bëni ndasi në shtëpi
Se edhe pas jush
ajo do të mbetet aty
Kujtohuni gjatë ngrënies
Se dikush është I uritur
Hapeni gojën njësoj për të vërtetën
Sikur po e hapni për kafshatën e bukës
Mos lejoni që paraja
Tua kaloj me vlerë
Bëhuni të mire me ujin
Përkujtoni mundin e nënës
E cila me ujin ju solli
Shpëtoni rrezen e mendjes suaj
Se nuk ka kësi lloj zbulimi
I cili ju meson të jetoni pa dritë
Ushqeni mirësinë
Ushqeni bukurinë
Ushqeni dashurinë
Udhëtoni
Mësoni gjuhët e popujve
Aty ku të rastisni
Por kthejuni prap rrënjës
Në prrockën e burimit tuaj
Prekni fjalët tuaj me dorë
Mos u hasmoni me natyrën
Silluni mire me të
Silluni mire me njerzimin
Përkujtoni
Se keni vetëm një krijues
Dhe tek Ai do të ktheheni
Dhe ska asgjë më shumë vlerë
Se të jetosh me besim e nderë.
Se gjithçka I mbetet botës
Largohuni prej të kotës
Se mjaft toka na ka ushqyer
Vjen koha të bëhemi ne ushqim I tokës
0 Komentet:
Post a Comment