Ah sikur…!!!
>> Monday, September 14, 2009
Hamdi Nuhiju
Të mos me ikë asnjë çast
Nga vrushkulli i nxehtë
I oazës së mendimeve rozë
Nga vyshkja e trëndafilit të kuq,
Kthehem në errësirë...
Të mos më zhduket jeta
Në kërkim të romancave blu
Nga tymi i zi i oxhakut,
Në stinën e dëborës...
Të mos fshehem
Në kraharorët e saj
Sikur të isha fëmijë 2 vjeçar
Me këngën e lotit...
Ah, sikur të isha i vetmuar
Pa prezencën e mendimeve
Ndoshta do ta kuptoja
Lirinë...
Të mos me ikë asnjë çast
Nga vrushkulli i nxehtë
I oazës së mendimeve rozë
Nga vyshkja e trëndafilit të kuq,
Kthehem në errësirë...
Të mos më zhduket jeta
Në kërkim të romancave blu
Nga tymi i zi i oxhakut,
Në stinën e dëborës...
Të mos fshehem
Në kraharorët e saj
Sikur të isha fëmijë 2 vjeçar
Me këngën e lotit...
Ah, sikur të isha i vetmuar
Pa prezencën e mendimeve
Ndoshta do ta kuptoja
Lirinë...
0 Komentet:
Post a Comment