Pse kështu

>> Friday, September 04, 2009


Pse kështu njerëzit
E vështirsojmë jetën
E pastaj ankohen në kohën
E jo në vetveten

All-llahu thotë
Mos e shajë kohën
Se koha jamë Unë
Mos e ngarko veten
Me barrë që smund

Njeriu ska besim në vetvete
Është bërë laik
Me gjëra të kota
Mundohet nga vetja të hik

Rrespekti ka humb
Në përgjithësi
Më shum ka vlerë kafsha
Se sa një njeri

Prindërit nuk emrohen si duhet
I biri uthotë plaku e plaka
Keni frikë All-llahun
Thuaj Nëna ,Nëna,Nëna e Baba

Mos u habitni kur dimrit
Dëgjoni bubullimën
E në mesin e verës
Ndërrohet koha na bëhet dimër

Kjo ndodhë dhe ka ngjarë
I huaji emërohet vëlla
Vëllau llogaritet shkja
E huaja thirret motër
E për motrën vend nuk ka

Pse kështu?

Përgjigja është evidente
E shohim por e refuzojmë
E vërteta na dhemb
Dhe nuk e pranojmë

Largohemi nga e vërteta
Të kotës I bëjmë nderë
Besimi gati është zhdukur
Morali nuk ka vlerë.


Adnan Ameti

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP