I mire!

>> Wednesday, September 09, 2009


Shiqoje trupin tënd dhe mirë mendo nga se je krijuar.
Kujtohu se nga ke ardhur në këtë botë dhe ku ke për t’shkaur.
Kur të të vijë dita të shtrihesh në shtrat,
Të mos i thuash vetes se ç‘farë bëre more i ngratë.
O njeri, ishe i burgosur në shpindën e babait tënd,
Përsëri i burgosur në barkun e nënës tënde të ndershme,
Burgosu në këtë jetë të shkurtër që të mos burgos Zoti në ahiret.
Le të qendiset gjiksi yt me më të mirën për të cilën je krijuar,
E të bëhesh nga ata që shpirti të lundron në hapsirë,
E cila asnjëherë nuk është e zbrazur nga krijesat prej drite,
Të cilat e madhërojnë atë natë e ditë.

Njeriu si krijesë prej balte është i prirë për nga e mira.
Vepra e lig e tij bën që ai të ndjehet i thatë mu në mes të detit,
Që kur shikon përpjetë sheh shejtanin mbi kokëne tij
.
Ndersa për tjetrin që me një pikë ujë në shkretëtirë
Ngjallet e rritet sa të jetë jeta mbarë
Lirisht le të shiqojë poshtë se do t’i sheh krijesat e larta të Zotit të vet.

Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP