M’BESO PASHA TË MADHIN ZOT!

>> Friday, September 04, 2009


Këmbëzbathur pamëshirshëm

Shkele mbi shpirtin tim të virgjër

Dhe në mua mbetën vragë

Që hapën një jetë dënese...



Dëshirova në ëndrrat e mia

Sytë e tu të jenë shkëlqim

Rreze dielli sall për mua

Pasha të Madhin Zot!



Me shpirtin të bezdisur

Ta fala buzëqeshjen

Më të pastër se qielli

Pasha të Madhin Zot!



Vdekjes nuk ia kam frikë, jo

Rrugëtoj me të dorë për dore

Çdo ditë e natë deri në amshim

M’beso pasha të Madhin Zot!



Një mëngjes në vjeshtën e vonë

Do të udhëtoj dhe unë drejt perëndimit

S’bashku me shumë shpirtra tjerë

M’BESO PASHA TË MADHIN ZOT!

Xheladin HAMZA

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP