Iftari 23

>> Sunday, September 13, 2009


Në iftaret që janë mëshirë
Takohen miq e akraba
Se janë përmalluar që së bashku
Si miq të hanë ndonjë iftarë

Dhe kur fillohet me të ngrënë
Zemrat qetësohen e të këqijat harrohen
Bazat e njerëzisë se ç’shpalohen
Në tryezat që bëhen pas iftarit

Për ata që nuk agjëruan
Bëjnë lutje për faljen e tyre
Kërkojnë të falur prej Falësit
Dhe udhëzim në rrugë të drejtë

Jo agjëruesit lë ta provojnë
Se a munden shpirtin ta qetësojnë
Gjoksi i tyre merr një flakë turpi
E cila kërkon të shuhet
Por ja që nefsi rrugën s’ia lëshon

Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP