Iftari 22
>> Saturday, September 12, 2009
Duaja e jo të sinqertit nuk pranohet dhe është keq për t’ardhë,
Jo i sinqerti gati është i njejtë sikur të ishte gënjeshtarë.
Gënjeshtrat në ditë agjërimi marrin gjunah edhe më shumë,
Se është muaj që falen gjunahet e jo që shtohen palidhshmëritë.
E për atë që e pandeh tjetrin për gënjeshtarë,
Tjetri bën dua për të parin çdo syfir e iftarë.
Dhe kur thuhet një e vertetë nga mesi i shpirtit të t’sinqertit,
I hapen edhe më dyert për pranimin e lutjes së vet.
E për atë që bën dua për gënjeshtarin që mirë e njeh,
Zoti e shpërbleftë me të mirat që robi i Tij nuk i njeh.
Atij që i rreket gënjeshtra dhe shakaja pavend nga dikush tjetër,
Ai bën durim dhe pret shpërblimin që e ka vetëm për veten.
Duatë në syfir e në iftarë nuk kthehen duar thatë,
Për atë i akuzuari në këtë botë e në tjetrën është më me fat
I cili bën dua për udhëzimin e tjetrit drejtë një pozite më të lartë.
Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:
Post a Comment