Të pres!

>> Friday, September 25, 2009




Nga malli për ty sytë po m’lotojnë,


Derisa të vish malli do m’mbulojë.

Kthehem para e prapa i shoh sytë e tu,

Derisa të vdes do t’pres ty këtu!



Nuk ka vajzë më t’bukur në këtë dynja,

Syri im vajzë si ti s’ka parë.

Me atë vetull t’hollë me qerpik të gjatë,

Sy filxhan e gojën mjaltë.



Kështu është dunjaja kohën e zgjat pak.

Por të rinjt si le kurrë për t’u plakë,

Pa u ba me nuse a me burrë të mirë.

Dashuria nuk është aq e lirë!



Nuk kam ndërmend të pres shumë gjatë,

Nuk lejoj që sytë t’më rrjedhin gjak.

Për ty moj e mirë unë po lotoj.

Kthehu sa më shpejtë e të t’martoj.



Sikur ti t’më lësh edhe një vit t’pres,

Asgjë nga unë s’ka për të mbet.

Fytyra do t’më rrudhet nga lotët e mi,

Zemra do t’më plas nga kjo dashuri.



Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP