Iftari 19

>> Wednesday, September 09, 2009


Shpërpblimin, shpëtimin të gjithë e duam
Sikur të ishte gjë më e shtrenjtë e cila edhe është
E duam atë më shumë se familjet tona
E duam edhe më shumë se fëmijët tanë
Më shumë se baballarët e nënat tona
Më shumë se gratë tona dhe pasurinë tonë
Në një ditë të vështirë
Nga e cila u frikësuan edhe të përgëzuarit
Të cilët ishin të falur e të mbrojtur
Por kishin frikën nga Ai
Dhe kërkonin faljen e Tij
E duam shpëtimin nga Zoti i botërave
Në atë ditë kur nuk ka mbrojtje tjetër
Pos mbrojtjes së Tij
Po pse vetëm në atë ditë?
Pse vetëm atëherë?

Të jemi të bindur se agjërimi
Leximi i Kur’anit e falja e namazit
E të gjitha punët tona të mira
Do të ndërmjetësojnë për ne
Atë ditë kur më së shumti na duhen
Për të shpëtuar.
Faluni e agjëroni me bindje
Lexoni Kur’anin me bindje
Jepni sadaka me bindje
Se një ditë do t’u dalin para
E do të kërkojnë nga Zoti që t’u falë.

Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP