Më fal o Zot

>> Thursday, December 27, 2007


Shkruan:Hamdi NUHIJU

Gabimet zemrën ma vërshuan,
Si puhizë e thumbueshme,
Harrova veten në këto erëra të Oksidentit,
Të harrova Ty o Ti që je bashkë me m`u në cdo sekondë.

Nuri i imanit ma shpalos këtë brengë,
U humba në udhëkryqet pa mbarim,
Gjakosem pa dëshirë në shpatullat e iterenarit,
Bie shumë lehtë në provokimet e Djallit…

Më fal o Zot se u harrova në gjithësi,
Në drejtësi , në padrejtësi , në Pafundësi,
Lidhëzat e ndërgjegjës qëndrojnë varrë mbi m`u,
Më harruan të gjithë përvec Ti o i Gjithëfuqishmi- Ja Rabi…

Errësirë ,kob , frikë , heshtje….
Zëra që më tmerrojnë shpirtin,
Me imanin e Jusufit,
Dua të të dua o Krijuesi i gjithësisë…

Zemra më është lagur,
E syri më është tharë,
Shenjat në trup u ngjallën dhe egoja është ndarë,
Gabova o Krijues të lutem më fal…

Nuk di të veprojë,
Karshi xhelatave dhe renegatave,
Goja më është fëlliqur,
Në vend që të thërras në iman…

Jam humbur në udhëkryq,
Më forco shpinën o All-llahu im,
Ta shpalos Islamin,
Për atë që më krijove o Krijues i Gjithësisë…

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP