Epokalips

>> Saturday, December 29, 2007


Shkruan: Hamdi NUHIJU

Gjalp, bukë , vajë,
Zierje e jetës në një vend…
Frikë që moliset karshi bilbilave të rilindur,
Forma e vizionit pompoz…
Të ndjej kur ditët në vete numëroj,
Me zërin e Krishnas dhe Konfucies,
Humbën miliona jabanxhi,
Nën plehërat e zërit të shpëtimit…
Epokalips thonë , bërtasin , gjumojnë,
Këto qiej që veniten me këtë pulëbardhë,
Kjo tokë madhështore si naze qëndron,
E stuhisë së brengës një këngë ia kushton…
Mesihu i vetëdijes thumboi mbi Dexhall,
Me frymën e Zotit jeton shpirti jonë,
Si Ibën Arabiu të humbej në Askundi ,
Dhe Sadiu i mjerë të pushonte mbi gjithësi…
Shkunden themelet në Orient,
Një hijerëndë që më pushton si ogurzezë,
Flokët e shkapërderdhura nëpër këtë ujëvare melmesash,
Si në fjalorin e Ersoit , e në vargun e pafundshëm të Ikballit,
Shpirti denisë këtë fshehtësi…
Epokalips , zëri i borisë po c`mendë mencurinë,
I devotshmi i qetë me nallane prej sinqeriteti,
Renegati i poshtëruar dridhet , vyshket , djerësitet , c`kyen flokët e tij…


0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP