Morra kohen time

>> Tuesday, December 04, 2007


Xheladin HAMZA


Morra kohën time dhe ika

Qerpikët i shtrëngova fortë

Shikimin e fundit lamtumirës

Nuk dëshirova ta lagi me lot

Shpirti filloi gjëmimin e tij

Loti rrëshqiti mbi faqe

E zbrita me gjuhë mbi buzë

Shijova shijen e tij të pelimtë

Ula kokën drejtë rrugës pa kthim

Zemra filloi të rrahë me shpejtë

Sa e vrazhdë është kjo kohë

Kur zemra në ndarje më pëlcet...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP