L Y P S A R E P O L I T I K

>> Sunday, November 11, 2007


Xhemil Sadiku


Ecën nëpër domene të gjata,
(Ishin edhe ne Brodec)
Iluzionist prapa skenës fluturuese,
Zërin fringulluan në kokat e revoltuara jashtë mase
Në vesh të shurdhur zuri vend thirja infektuese.
.

Skërdehur rrehnin gjoks,
Premtimet në tradhti shëndruan,
Shpejtësinë e dritës ëndërruan,
Fantazmën realitet synuan.


Ecën pas tragës se erës,
Drejtë në humnerë ateruan,
Se ka stina tjera pos verës,
Me vetëdije të plotë harruan.

Idealin kaherë kamufluan,
Kolltuqet e buta të parlamentit lakmuan,
Amanetin e dëshmorëve tradhtuan,
Në kantarë të huaj shpirtin peshuan.

Mbollën tmerr dhe lemeri,
Mbollën kob e mbollën zi,
Lumturinë shendruan në tragjedi,
Lan nënëloket me duar ne gji.

Mos qani nënëloke mos qani,
Tek Zoti i Madh uzdajë të mbani,
Dëshmorët kurrë nuk vdesin
Ne kopshte të Xhennetit u presin.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP