Ngjyrime artistike

>> Thursday, July 26, 2007


Hamdi NUHIJU

Vija të stilizuara,
Si pendë fjalësh,
Ngjyros soditjen e re,
Afër pishave të blerta...

Kaltërsia e mekur,
Më fton në vallen e rërës,
Petalet e nxehta të Diellit,
Dhe një frym si tis më rrëmben…

Thellësitë e ndjenjave të mia,
Elektricitet jeshilesh,
Në mesnat linda,
Si një aktor i vdekur…

Shushuritja e fëmijëve,
Dhe zëri i lartë i liqenit gri,
Thërrasin ezanin e sabahut,
Adhurim All-llahut Një...

Mavrovë 23 07 2007

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP