“ULUL-AZMI” – PRIJETARËT E PEJGAMBERËVE

>> Wednesday, March 04, 2009


Ademi a.s. ishte njëriu i parë që u krijua
Dëshiroi Zoti dhe nga ai formoi një grua
E hëngrën pemën që iu ishte ndaluar
Me mjeshtri shejtani au kishte zbukuruar

Nuhu a.s. ishte i dërguari i parë
U fye nga populli i tij e u quajt zdrukthtar
Hidhërimi i Zotit kur u shfaq tek ta
Ishte shumë vonë që të bënin du’a

Ibrahimi a.s. ishte profet dhe mik i Perëndisë
Babai i tij ishte pagan dhe pjesëtar i idhujtarisë
Rastin e volitshëm e kishte kur populli shkoi në tubim
Ai ua shkatërroi idhujt e këta kur u kthyen thanë: kush e bëri këtë krim
Halil u quajt sepse ishte besimtar i vërtetë
Iku nga populli i tij sepse ata ishin të padrejtë
Modeli i besimit të tij mbeti shembull përjetë

Musai a.s. ishte ai që i foli Zoti me fjalë
U përpoq me shumë mund nga Egjipti të dalë
Sa herë që i sillte Faraonit ndonjë mrekulli
Ai i thoshte se këto s’janë tjetër pos magji

Isai a.s. ishte profet i lindur, mirëpo pa baba
Sa shpifje të mëdha bëri për të njerëzia
Atë nuk e mbytën as nuk e gozhduan, atyre iu përngjasua

Muhamedi a.s. ishte rob i Zotit dhe i dërguar i Tij
U tregoi botës të vërtetat për Isain a.s. dhe shpifjet që iu bënë atij
Hira quhet shpella ku ai shpesh meditonte
Aty i erdhi shpallja që njerëzit t’i udhëzonte
Mesazhi i misionit të tij ishte i përsosur
E kush beson në të t’a ketë botën e pasosur
Durimtarë ishin të gjithë këta të dërguar në këtë jetë
Allahu xh.sh. na bashkoftë me ta në Xhennet
Selami i Zotit qoftë mbi këta profetë.

Besmir (Mexhid) YVEJSI
Prishtinë, 3 shkurt 2009

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP