DITURIA APO PASURIA

>> Tuesday, March 25, 2008


HAZRETI IBN ABASI (r.a.)


Dituria
Është më e mirë
Se pasuria,
Sepse dituria
Është trashëgimi
E të Dërguarve
Të Perëndisë,
Kurse pasuria është
Trashëgimi e Faraonit,
Armikut të njerëzisë…

Diturinë
I Madhi Zot
Ia dhuron
Atij që e do,
Kurse pasurinë
Ia ofron
Edhe kujt
S’e meriton!

Kur të vdesë i pasuri
Askush s’e përmend,
Nëse pasurinë
S’e ka shpenzuar me vend.
Kurse i dituri
Kur të ndërrojë jetë,
Atëherë emri i tij
Përmendet me dashuri
Deri në përjetësi…!

Mbas vdekjes i pasuri
Do të japë llogari
Për pasurinë e tij,
Si e ka fituar,
Qysh e ka shpenzuar!
Kurse dijetari
Për çdo shkronjë
Që e ka shkruar,
Për çdo fjalë
Që të tjerëve
Ua ka mësuar,
Do të shpërblehet
Me Xhennet
Në jetën e Amshuar…!

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP