VETEM AI!

>> Tuesday, March 18, 2008


Semra HALILI


Kur mbetesh vet

s'ke perkrahje nga askush

s'ke ku te mbeshtetesh

të lënë të gjithë...


askush s'ti kthen letrat e shkruara

askush nuk interesohet per ty

a ti,ke dhimbje të pandalshme ...

ndoshta për ta që s'interesohen

ndoshta për ta të rrjedhin lotët

e të ka hy në zemër një thikë

që ta pre zemrën e ta thyen

nuk e le të qetë...


A ja vlenë?

Për kë?

A për ta që s'e kanë gajlen për ty?

TY,që s'ke mundësi jetese pa to

Për to që të harrojnë vazhdimisht

Që të lënë në kohë se c'ka të bëhet le të bëhet...

Sikur me të konsideru të vdekur....


Po mendo kur do të jeshë i vdekur,

Të gjithë ,do të të harrojnë

Nuk do ta dijë më askush

Se ke ekzistu ndonjëherë

Bile edhe guri i varrit do të të harrojë

VETËM AI!

Që me 1 pik loti për TË me derdh...

të largon nga zjarri


A s'ke më lotë?

A të janë tharë?

Nga qarje të kota?

AI do të të kujtojë në varrë!

AI do të të japë dritë në të!

VETËM AI!

VETËM AI!!!!!!!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP