Fjalët që oscilojnë

>> Monday, March 24, 2008


Hamdi NUHIJU

Etjen shueja nga burimet e dashurisë,
Dhe thërrisja në ndihmë agnostik,
I humbur por i vërtet,
I marrë pas huazimeve të Askundisë…

Nuk ndëgjohesh,
Zemra të ndjen në prani,
Fjalët që frikësojnë qiejt,
Dhe laraskat e tua prej jorgani…

Gjuha e holluar e Orientit,
Në zhurmën e mendjemadhësisë,
Renditja e pakuptimtë,
Në nozullën e falëminderuesve…

Të pash por ti nuk më vështroje,
Padituria nuk ka brirë,
Ky shpirt i zhveshur nga pafajësia,
Mbyll me dry idealin tënd…

Gjithëçka ndryshon,
Edhe ndryshimi është në rrezik,
Të thërras në shpëtim,
Në Trinitet më marrëzon…

Dashuria ngjallë zemrat e vdekura,
Por jo të larguarat nga ky din,
Ata janë të vdekur edhe pse frymojnë,
Shehidët janë të gjallë edhe pse pushojnë…

Fjalët që ngjallin fuqi,
Shpërndahen si NUR në gjithësi,
Të lidhim nyje të dashurisë,
Për hir të Krijuesit të gjithësisë…

Shpirtërat që hedhin valle,
Kanë vizitë në Amshim,
Në burimet e Kevtherit,
Takohen me të dashurin e njerëzisë..

Sytë e tradhëtisë,
U hudhën në pelegrinazhin e dashurisë,
Të më zhdukin nga faqja e dheut,
Këto gjakatarë të pashpirtë…

Fuqia e makthit armë inskenon,
Fjalët që oscilojnë mençurinë,
Me besim në All-llahun,
Do vdesim , do vdesim me kënaqësi..



0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP