Zëri i Bilallit

>> Tuesday, March 04, 2008


Ali SYLAJ


Bilall, pse Ezanin nuk thërret si më parë

Si atëher kur ishte babai në mesin tonë

E pyeti Fatimja fytyrë hënë duke qarë

Myezinin e Profetit që n`heshtje pa nda loton


Ah, rënkoj Bilalli zemër thyer nga pikllimi

Zëri m`është tharë prej ditës kur i dashuri u largua

U zhduk vrulli që thërriste me triumf kah shpëtimi

Në terrin e zi mbeta, për mua dielli u shua

Thirre dhe një herë për Fatimen fytyrëndritur


Për dashurinë e Profetit dhe respekt ndaj saj

Përjashtim ka Zehraja,tha me zërin e venitur

Mblodhi forcën e cfilitur që shprehë dhembje dhe vaj

Medina buçiti nga zëri i përvuajtur plot melankoli


Përsëri thërriste pas shumë netëve të gjata,

harruarPopulli i shtangur e habitur e dëgjoj me çudi

Bilalli, Bilalli thërret, Profeti nga varri qenka zgjuar

Dhe turma si e marrë vrapoj kah vinte zëri


Në kaos e shamatë u vërsul brenda në xhami

Sytë shkëlqenin,zemrat dridheshin,

ta shihnin Profetin te minberi

Xheneti ishte afruar, ata ndjenin aromen e tij.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP