Kur`ani mrekulli

>> Friday, August 24, 2007


Hamdi NUHIJU

E ngulur thellë nën tokë,
Me degët e saj të zgjatura në qiej ,
Përjetësisht rrjedhë në trupin e njeriut,
Si furtunë e gurgullinjës...

Fjalët e Zotit të ngulitura në zemër,
Hendek i dizajnuar në gjithësi,
Etje , shton etjen , po , e sakt për t`u thënë,
Kur`ani është mrekulli...

Shtohen veprat e mira,
Pakësohen të këqijat,
Ndalem në fluksën e qiellit,
I lartësuar është ky harf i Kur`anit...

Hafizat me zërin e tyre,
Japin melodi globit në tërësi,
Muezinët me ezanin e tyre,
Thërrasin në përmallim me Krijuesin tim...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP