Periudha e bekuar

>> Tuesday, August 14, 2007



Almedina DAUTI, Gjilan


Në këtë natë të qetë ndalem e shoh yjet
flas me zemër të plotë e shkruaj shkrim të vyer
Kam filluar të shkruaj
e lapsi më është shpenzuar
goja më është lodhur
e zemra më është shqetsuar
Ndjej nostalgji për kohën
që shpejt më kaloi
la kujtime të arta
që kurr s'do t'i harroj
Ndjej nostalgji për ditet
që me kënaqësi i jetova
ku lash dunjan mbrapa
e Ahiretin e kujtova
Ndjej nostalgji për motrat
që kurr s'do t'i harroj
sa të jetoj në këtë dunja
me dua' do t'i kujtoj
Tani që ato dit i jetova
një mësim shum të mir e nxorra
sprovat që më vijnë tani
me forcën e durimit do t'i kaloja
Dola nga mjegulla
e u nisa drejt dritës
nuk do të lodhem fare
nga shirat e rrembyeshëm

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP