Çlirohu nga burgu i fjalës

>> Tuesday, April 15, 2008


Xhelaludin RUMI


Oh moj zemër, lëre shpirtin që të ikë

Deri sa ta shohësh Krijuesin e shpirtit

Lëre këtë kusar zhgënjyes

Nëse do t’ia arrishë qëllimit të vërtetë

Përderisa këtë s’e bën

S’ke për t’ia arritur kurrë

Që të çlirohesh nga burgu i fjalës

E gjërat qartë ti shikosh

Nëse kërkon një shenjë

Në këtë rrugë, miku im

Patjetër ta kapërcesh veten

E shenjat do të flasin

Tejkaloje katërtën dhe pestën

Nga gjashta e shtata shih përtej

Rilindë mbi këtë tokë e argjil

Do gjallërohen të shtatë qiejt

E kur ta kesh parë qiellin e shtatë

Kalo në sferën e tetë

Ngjitu lart në çka të shfaqet

Aty do ta gjesh zbrazëtirën

Aty brenda në zbrazëtirë do i takosh

Shpirtërat e miqve tu të dashur

Të pa trup e të pa kokë

Në pafundësi duke bredhur

Mbylle syrin kritik

Që të josh në brendi

Dilë nga vetja për një çast

I dashuri ytë do të shfaqet afër

Ti që kurrë s’ke kaluar

Në rrugën e fatkeqësisë

S`do ta mësosh thesarin e shpirtit

Po të mos e vuash këtë dhimbje trishtim

Dëgjo ti, o Shems Tabriz

Thuaje fjalën në heshtje

Akordohu me shpirtin

Që do ta shohësh në lumturinë e lirisë


Perkthehu nga gjuha angleze:

Dritan SKENDERI , TETOVE

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP