Kur me tha shpirti: Pi

>> Saturday, April 26, 2008


Hamdi NUHIJU

Atë ditë kur shkëlqenin flokët e tua nën hijen e zemrës sime,
Hije e mbuluar mbi dehjen e Dashurisë Hyjnore,
Cipëza mjalte kafshonin buzët e mëkatit,
Të lyera me ngjyrë hiri...
Shpirti më tha : PI
Nga dashuria e Pafundme e Ndershmërisë,
Në saje të Bujarisë së Tij,
Robi dhuron....
Dhuron atë që zemra i përshëritë lajkave të dalldisë,
Në koshiencën e filtruar të bukurisë,
Ai është i bukur , e do bukurinë!
Shueja etjen dhe buzët me ushqim dashurishë,
Xhelozoj mbi vargun e gjërë të evliave që hapërojnë drejtë dyerve pafund,
Ku në skajin e varfërisë dhe nën trokitjen e hajdutit,
Njëri prej tyre tha:
Pritë o hajdut i mjerë , merrë këtë si sadaka!
Ahhh , kjo zemër që vlon në burimet e dashurisë,
Si sintaksë fjale të përkëdhelë ,
Në aromën e sharmit tënd jetoj,
Si fëmijë në kraharorin tënd...
Prehje, tha Krijuesi i Gjithësisë,
Vendmbjellje , pse jo???
Kur shpirti më tha : PI
Ti lazdrohej me ezanin e dashurisë....

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP