Dyert e zemrës…

>> Thursday, April 03, 2008


Hamdi NUHIJU

Trokit o udhëtar i Amshuar,
Në dalldinë e shpirtit tim,
Trokit oj zemër e përvëluar,
Do më gjejsh të nënshtruar para All-llahut…

Këto dyer të çelikta,
Të përballura nga uragan ndjenjash,
Hapuni përgjithnjë,
Nga rrënjët e thella të dashurisë…

Dyert të mjelta të zemrës prore,
Për këtë ilaç shpirti vuaj,
Vuaj për ty , për atë , për gjithësinë,
Zemra burim i dashurisë…

Pse çuditesh o miku im?
T`i kthehemi jetës nuk është shtrembërim,
Sheriati na mëson,
Ta shpalosim dashurinë!

Mbretëresha e ëndërrave të mia,
Më vjen të kërcej , por nuk njoh kërcimtar si unë,
Hapuni dyert e zemrës,
Që bashkarisht të lundrojmë në kënaqësitë e All-llahut xh.sh,

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP