Allahu i dashur

>> Sunday, April 20, 2008


Sarah Rogers


Kur nuk kam se kujt t’i drejtohem e as ku të shkoj...
Allah, Ty të drejtohem me përkulje në namaz,
që Ti të më udhëzosh...
Sot ndjejë frikën më të madhe në jetë,
Frikën se Ti më ke lënë dhe kam mbetur vetëm!!!
Të lutem Ty për hir të të gjitha të mirave që i kam bërë...
Akoma ndjej se është e pamundur ti takojnë të kaluarës,
të gjitha gabimet që i kam bërë!
Ty të lutem që të më udhëzosh në Rrugën e Drejtë,
e cila do të më sigurojë një pallat në Parajsën Tënde...
Lutem dhe akoma nuk e di nëse lutjet e mia,
do të më pranohen ndonjëherë?!
Allah, ende kam iman dhe e di që,
në ditët më të errëta... vetëm Ti je Ai,
që mund ta bësh Diellin që të më ndriçojë!
Ti nuk më shikon teposhtë ngase nuë jam e dobët...
Ti më shikon teposhtë ngase unë shikoj Lartë, të shikoj Ty!
Do të Të lutem gjersa të vijë Dita kur nuk do më bëjë dobi...
Dua që në të gjitha lutjet e mia, Ti të jesh aty.....
E di që kurrë nuk do më lësh!


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP