PEJGAMBERI YNË I DASHUR

>> Tuesday, April 15, 2008


Zymer RAMADANI


I dashur! Erdhe, nga humnera na shpëtove
Para se të lindje, n’Inxhil u paralajmërove
Nga Krijuesi i gjithësisë mëshirë u dërgove
Jo vetëm arabët, të gjithë botën e gëzove

Të dërgoi All-llahu në një errësirë
Të dha Kur’ânin që ne t’jemi të lirë
Pranove detyrën, me përpikëri e plotësove
Me ndihmën e Tij njerëzimin e shpëtove

Në fillim të gurëzoi edhe shoqëria
Pastaj humbi nga ata për ty armiqësia
Të dashuruan më shumë se familjet e veta
Braktisën të keqën u kthyen kah e vërteta

Për ty dhe në ty ka mall i gjithë njerëzimi
Sepse ti këtë popull e drejtove kah shpëtimi
Ata që s’të takuan në jetë, i kaploi mërzia
E dogji malli adhuruesin për ty, edhe dashuria


Konya, Janar, 2008

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP