Më fal ja All-llah...!

>> Tuesday, April 15, 2008


Dritan SKENDERI


Ah ç’rehati më ndjen shpirti
Në mëshirën e er-Rrahmanit
E ç’pastërti ndjen qenia ime
Nën hijen e el-Kudusit
Ç’bukuri të paparë
Më jep nuri i Xhemalit
E ç’ndriçim e shkëlqim
Më jep drita e en-Nurit
Sa liri të madhe që ndjej
Në robërimin ndaj es-Samedit
E sa siguri që jam
Në paqen e es-Selamit
Ah kjo freski e paparë
Nga hija Jote ja All-llah
E nga uji i Keutherit
Burimi i më të dashurit Tënd
Haudi i Muhammedit
S i lehtësuar e i çliruar që jam
Nga el-Gaffari, el-Fettahu
E sa shpërblime e thesare që kam
Nga el-Ganijju, er-Rrezaku

O All-llahu im
Ti je Ai që fal
Ti e don faljen
Ti fal shumë
Pra, më fal edhe mua të lutem
Më fal...!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP