TIM VËLLAIT

>> Wednesday, April 23, 2008


Xheladin HAMZA


(Elegji)

Sot u mbushën pesëmbëdhjetë vjet
Që ti vëlla i imi,
Ra në gjumë të përjetshëm
Me qylah në kokë...
Unë putha shiun e prillit
Si shkuma e detit që rërën puth!

Në varr të shtruam cohë të gjelbërtë
Dëshirova aty pranë kokës tënde
Ta vendosi një shandanë të ndriçojë
Të tjerët s‘më lanë...

Lulet që i mbolle ti vëlla i imi
U thanë!

Trungut degët iu këputën
Rrënjët tu humbën përjetësisht
Filluan të dalin rrënjët
E frutave të sojit tjetërfare
O vëlla i imi!

Sot qaj me zë jetimi
E gjoksi fortë më shtrëngon
Vajto dhe ti në varrin tënd o vëlla
Lage edhe njëherë atë vend ku fle
Se gjaku të është përzier
Me një gjak tjetër
E gjaku nuk është ujë
O VËLLA!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP