Lutja

>> Friday, April 11, 2008


Xheladin HAMZA


O Zot, mos lejo djajtë
T’më lidhin me zinxhirë
E të më ngrehin zhagë - zhagë
Nëpër njëmijë e një net
Të jetës...

Shtrëngoj shpirtin e këputur
Përulem para Teje
E balli puth tokën e lagur
Nga djersët e mi të ftohët
Shpirti ngrihet shkallëve hyjnore...

Gjuha më ri e lagur nga TEKBIRI
Sikur të pija ujë të pastër e të pashtershëm
Nga burimi ZEM ZEM të Ismailit a. s.

O Zot, të lutem
Ma bënë shpirtin tim të lirë
Të marr aromën e kopshtit të parajsës...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP