Krijimi

>> Tuesday, April 22, 2008


Ata thanë se ky Univers u krijua nga Rastësia!

Po ata bile mund të thonin se

Toka rrotullohet nga Dashuria!

Ata mund të më thuan

“prejardhjen e kam nga një majmun”,

mund të më thuan edhe se

Feja është një gabim i madh

Po ata mund të vazhdojnë me teoritë e tyre

që i kan në kokë,

me teoritë e një njeriu që duket të jetë qorrë!

Përse nuk mund të jenë realist?

E të shohin bukuritë e jetës?

Idetë gjeniale dalin nga mendjet gjeniale!
Gjërat s’ndodhin thjeshtë nga rastësia,
pa planifikim e nga paqenësia!
Nejemi këtu për një qëllim të cilit duhet përmbajtur!
Për diçka kolosale e jo

për diçka jokonsekuenciale

Nëse njerëzit prodhojnë kompjutorë dhe vetura,
Atëherë kush i krijoi njerëzit dhe mendjet që zhvillohen?
Kush e formëson fetusin brenda në mitër?
Kush i bëri malet si shtylla që të mos rrëshqasë toka?

Kush e krijoi Universin nga një tymnajë?

Cili Artist i Madh i dizajnoi krijesat dhe vendbanimet e tyre?
Kush i predeterminoi dhe predestinoi të gjitha krijesat,
në në mënyrën më të përsosur?

Përsoshmëria s’është nga njeriu!
Përsosshmëria s’është nga Natyra!
Përsosshmëria është nga Krijuesi

i tërë këtij Krijimi!


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP