Fjala e luftëtarit - Terr

>> Monday, November 10, 2008

Nga dhoma dal në hajat,
Për t’i parë yjet vezullues,
E të ndjej kënaqësi,
Të veçantë si kaherë.

Sonte mungon kthjelltësia,
Dy yje në qiell mezi i shoh,
Më kujtohet nga fëmijëria,
Kur pleqtë bënin llafe nga mërzia...

Rrotulloj kokën duke kërkuar,
Nga njëri në tjetrin skaj të horizontit,
Por nuk shoh yje tjerë vezullues,
Vetëm Hënën që më shikon në sy...

Nipërit më ngjiten pas,
Yjet për t’i parë,
Të mahnitur nga bukuria,
Mbeten me gojë të hapur!

Ua bën njëri, heu bën tjetri,
E shikojnë njëri-tjetrin:
Gjysh, nuk i sheh?
Më pyesin me mallëngjim.

Eh, more bijtë e mi!
Kur isha në moshën tuaj,
Burrat bënin llafe,
Me yje për t’u orientuar,
Por sot qenkam qorruar...

Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP