Tetova dhe tetovarët

>> Monday, November 17, 2008


Shkruan:Hamdi NUHIJU,KUMANOVË


Nga penda e lodhur e udhëtarit,
I cili shënon në fletoren e tij çdo sakrificë,
E thërret mendjen në shpëtim,
Sikur të ishte sarkastik...
Do të shpalos edhe këtë meditim!
I mbushur me paragjykime për këtë "virgjëresh"
E paprovuar në arealin e shpirtit tim,
I huaj në vendin tim,
I mallëngjyer deri n`Amshim!
Kënga e bilbilave në parkun e Pashës,
E shushuritja e lumit Shkumbim,
Mbi urën prej kalldërme që më kthen në histori,
Tek pashallarët që shpërndanin këtë dritë.
Në çarshinë e kësmetit tik-taket vlojnë,
Zëra njerëzish me ngjyra jete,
Këmbëzbathur si ushtar i huaj,
Kërkoj fatin, dashurinë!!!
Era e bukëve të pjekura të nënës tetovare,
Shëndërrohet në mit që më mban gjallë,
Karshi traditave të moralit që më lirojnë,
Nga burimet e shterura të dashunisë...
Fjalimet e urta të alimit tim,
Në xhaminë Eski e shëndërruar në akademi,
Ma shtojnë bindjen dhe fuqinë,
Si të isha i vetëm në karavanin e Islamisë.
Përtej Sharrit gjurmët dëshmojnë,
Prezencën e Osmanllisë si pjesë e Islamisë,
E vyshkur në këtë shekull kjo piramidë jete,
Nga vrushkulli i kuq i ateizmit.
E rrethuar prej xhamive që në shpëtim drejtojnë,

Ky vend i lumtur që lumturi dhuron,
I hapur për çdo kërkues të dijenisë,
I mbyllur për çdo fjalë të Askundësisë...
Si mund të harrojë këtë ndjenjë që më përqafon,
Isha i paditur, ndërsa në ty dituri kërkova,
Isha i varfur, prej teje aspak nuk dallova,
Isha i huaj, e në konakun tënd u bëra pjesë e shtëpisë!!!
Nuk mund ta harroj burimin e inspirimit tim,
Xhaminë e Pashës, që udhetonte me mua në çdo meditim,
Nga Arabati që më kthente në histori,
E deri tek Abdurrahman Pasha që përshpëriste në veshin tim...
Tetovë, Marakeshi i zemrës sime,
Të dua sikur e gjithë bota të të urrejë,
Je e veshur si nuse me duvak,
Duke më pritur në pragun e derës,
Për të më ledhatuar!
Tetovarët, ensarët e mendjes sime,
Që në dhimbje e gëzim,
Frikë e guxim,
U shëndërruan në gjak të trupit tim!
Për ty oj bukuri që më klithe dashurinë,
Sot jam i gëzuar, e do jem i vdekur pa ty,
Për ty që buron nga ky pelegrinazh shkronjash,
E rrjedhë si lumi Shkumbim mbi shpirtin tim!
Do bëhem hi e pluhur...
Të më përbijë dheu,
Me përqafimin tënd!




0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP