Pa sini të së mirës

>> Thursday, February 11, 2010

Hevzi ZEQIRI

Kur erdha në jetën e kësaj bote,
E pashë ballin e gjerë të tokës,
E cila shikonte e përmalluar:
Do të isha unë i të mashtruarve?

I të mashtruarve nga djalli i marrë,
I keqi i vetes që keq do të bëja,
A do të bëhesha prej zemërbardhëve,
Apo do të bëhesha i madh ogurzi?

Do të bëhesha ogurzi, nëse
Do të ndjek rrugën e të marrit,
Të cilit besë më nuk i zihet!

U rrita, u bëra i madh si burrë,
Më i dashuri prej tyre në rrethin tim,
Kur bëja gjynahe patjetër pendohesha,
Ai i pranonte lutjet e mia, më falte.

E kur e dredha mendjen time
Duke dashur mëvetësinë,
E nuk e dija se veten e bëra sini
E keqja mblidhej në mua, mbi.

E ndaluara me të lejuarën m’u përzi,
Të gjitha të mirat m’u bënë hi.

Kur kjo sinkroni ra mbi mua,
Bileta fluturoi mbi kokën time.
E nuk shikoja lart por në tokë
E humba dynjanë e amshimin.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP