E vërteta e hidhur
>> Sunday, February 07, 2010
Besnik F.Jaha
Si fije bari e tharë sot është bërë kjo jetë
Më nuk po shkruhet si dikur në fletë
Sot është bërë jeta si një shërbëtore
Nuk shihet gjëkundi fëmij dorëpërdore
Si ushqim bagëtish jeta na është sot
Kjo që po ndodh sot s’ka ndodh’ asnjë mot
Sot jeta është shtrirë në rrugë shumë dytësore
Çdokush mendon se është një shërbëtore
E presim çdo ditë, një zë të thërras
Të thërras ky gërmaz gjersa të pëlcas
Le të thërras fuqishëm tjerët ta dëgjojnë
Se një jetë të tillë po na imponojnë
S’duroj dot i heshtur, do të flas përçart
S’njoh kulturë mbi tokë e nuk njoh as art
Këtë edukim kjo kohë ma dhuroi
Për një jetë të tillë kështu më kuroi
E jeta sot është bërë si fije bari e tharë
S’shihet dot me sy bujku më në arë
Ai sot për s(m)ot rri i shtrirë drejt diellit
Të mirat e dikurshme ia kërkon qiellit
Se kush e mësoi kështu këtë njeri
S’kam parë me sy një të tillë çudi
Pos në këtë vend ku vlera maskohet
E tretet, fshihet e kurrë nuk vlerësohet
E humbet nën dhe, se nga kush nuk dihet
Rrugës shetis mos e shoh, por kot as që shihet
S’e di se ku fshihet e mbetet pa dalë
Nuk të dëgjojnë veshët më një të mirë fjalë
Vlera sot tek ne si duket nuk njihet
Shenja pozitive të keqesi i vihet
Nuk dallohet kështu, o shokë të mi vlera
Nëse bënë fushatën vetëm me postera
Vlera nuk është vetëm fjalë pa masë
E as qokollata të shpërndarë me thasë
As nuk është vlerë, fjalim e premtime
E as, po ashtu, vendim pa mendime
Vlera o miq ka tjetër definim
Ajo është larg, aq larg, nga ky konstatim
E këtë konstatim mbi vlerat sot e vendosën
Prandaj tru e jetë aq shumë na i trullosen
E unë që vazhdimisht për këtë po shkruaj
Po jam nga ata që për drejtësinë vuaj
Nuk luajmë me fjalë e as me jetë njeriu
Jam për familjen si për kopenë bariu
E vlerën më ndryshe se ju e kuptoj
Vlerën e vlerësoj dhe shumë e çmoj
Për armikën e saj, pra për antivlerën
Gjithëherë e mbaj me dry e të mbyllur derën
Nuk e njoh e s’i flas kurrën e kurrës
Do ta shkrija më dëshirë në flakën e furrës
Do ta tretja po të mundja me aq shumë dëshirë
Ky për mua do të ishte shpërblimi më i mirë
Më falni që u lodha duke u ligjëruar
I tillë jam e kështu gjithënjë kam menduar
Por, dëshirova të flas e t’u shprehem vet’
Se nuk është i mirë ky realitet
0 Komentet:
Post a Comment