Pejgamberi im - I

>> Friday, February 26, 2010

Sot kam mall të madh andaj lapsin mora
Është mëkat për ty t’mos shkruaj dora
Për ty që na solle dritën e kulluar
Goja jote ëmbël me nurë e gatuar

Ai sy i shndëritur i të dashurit tim
Që më është i dashur për shëmbëllim
Ai pishtar rruge për në jetë me nurë
Ai që s’na la të mbyllur në murë

Lindi ky pishtar në gurin e pjekur
Në rërën e Mekes nga dielli të djegur
Në vendin e thatë tokë pjellore solli
Aq ngroht e ëmbël zemrat na i mbështolli

Jetim si fëmi mbeti ky i ndritur
Si bari punoi ende mirë pa ditur
Jeta e vështirë për ta përballuar
Shpeshherë vetmohej për të medituar

Ky i ndritur i zemrës sime plot dritë
Ky i dashur i umetit për çdo ditë
Muhamed emir yt ti pishtar bujari
Emri e vepra jote nuk matet me ari

Një fjalim i yti pati plot hjeshi
Se fjalët e tua s’ishin thjesht mahi
Ishin fjalë hyjnore nga i Madhi Zot
Ishin shumë ndër kohë e janë edhe sot

Ku ti dorën hodhe mbarë puna vijoi
Atë që s’e denim ky i shquar na mësoi
E ndau dritën nga errësira e mbuluar
Sa mision human njerëz për të shpëtuar

Dritën e aguar qartë na e sqaroi
Një Zot ta besonim vetëm kaq kërkoi
T’i bindemi Atij në frikë e adhurim
Për gjithçka t’i shprehim Atij falenderim

Shok në adhurim të mos i afrojmë
Cka nevojë kemi Atij t’i kërkojmë
Se vetëm Ai mund t’na sjellë mirësi
Mirësi e madhe që të solli ty

Falë Zotit në këtë botë që t’ka dërguar
Gjuha jote ëmbël vahj duke kënduar
Ti kur flet fjala jote sjellë bekim
Ti i ëmbël ti i dashur Pejgamberi im.

(Për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s.)‏
Besnik F. JAHA

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP