Eliksir

>> Thursday, February 18, 2010

Fahredin SHEHU
Është vetëm një bulë e eliksirit në fund të kupës tek fle si qingji
Ata tani e quajnë Zëmra, unë e quaj shpirt i kontaminuar, e ti mund ta quash kokërrza të rubinta të shegës
Por ne më të thjeshtit të quajturit entitete humane mund vetëm të duam dhe kaq na mjafton
Të vuajmë për njëmijë vjet dhe një ditë më shumë

Ai i cili është gafil është injoranti më i lumtur botëror por unë jam njëri i cili erupton kunitesencën duke mos ditur për kë
Duke mos ditur për ç’arsye qëllimi kurrë nuk e shfaq glamurin e vet praprakisht
Për vërenë, për dashurinë ose madje vetëm për hirë të manifestimit të tij më të pastër

Në kohët kur fjalët renditeshin në pejë bujshëm të përdredhur në kalemin prej kafkash njerëzore
Xherdani i vargut e zbeh shkëlqimin e vet, s’ka të vërtetë që gurgullon nga gurra e saj që ta shuaj etjen e shpirtërave tanë të etshëm
Ne shpirtërat e uritur për një kafshatë hyjnore ravgojmë këtu si shpirtërat e viktimave të vetëvrasjes
Stomakët bosh të gjenive vetëm për një mbërthim të së vërtetës të cilën kurrë nuk e dëgjuan madje as si tingull insekti
Asnjëherë si tingull të rënies së shpirtit të ngrirë në nefrit të cilin më vonë ti mund ta shohësh si Galatean e esencës hyjnore maternale
Kornukopia e bekimeve latente pret
Mungesa e Dashurisë me krenari shpërthen tregon gjenitaliet e veta pa një pikë turpi
Unë vërtitem si bletë duke kërkuar nektarin e urtisë ta ushqej Amëzën time
Dhe dhuroj asaj jetë amshimi me xhel mbretëror tek kullon me elegancë nga fundi deri në kërthizë.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP