Pejgamberi im - III

>> Sunday, February 28, 2010

Ti o Muhamed erdhe na shpëtove
Ti në çdo çast për mirë urdhërove
Ti gjithë botën në mirësi e udhëzove
Të ndalet padrejtësia kërkove


Nuk ndalove paçka se i kërcënuar
Ditë e natë paqe duke dhuruar
Shpëtove njerëzimin ti o shembëlltyrë
Ty Zoti për ne të dërgoi meshirë

Ti o Muhammed mbi ty paqa qoftë
Besimin na mësove që përjetë na rroftë
Ti që na ndriqove rrugën e shpresës
E na përmirësove mënyrën e jetesës

Ti që erdhe shpëtim dhe për mua
Ty po të këndoj aq shumë që të dua
Unë mbi shpirtin tënd salavate dërgova
Këtë mënyrë qetësimi nga ti e mësova

Ti o Muhammed, ndriques shkollor
Për mësim shërbeve, mësues shekullor
Për ty po këndoj ngase kam dëshirë
Për misionin tënd po aq të vështirë

E unë që lotoj se me sy s’të pashë
Të të shoh n’amshim Zotit lutje i thashë
Se pa të pa ty, këta sytë e mi
Nuk mendoj se prehem ndohnjëherë n’qetësi

Andaj unë sot, ty po të kendoj
Emrin tënd kur them lotë nga sytë pikoj
Se ti për ne e bëre më të mirën
Për jetë të qetë na plotësove dëshirën

Dhashtë Zoti një ditë të jehoj
Zërin tënd të ëmbël unë ta dëgjoj
Ta dëgjoj atë zë vahj duke kënduar
Atëherë i qetë shpirti ka për t’më pushuar

Ty o Muhamed, këtë ta këndova
Po me aq dëshirë për ty unë e shkrova
Për ty do të shkruaj gjersa të kem jetë
Kështu do të prehem si lapsi mbi fletë.

Se ty Mustafa mbreti t’u nënshtrua
Dora jote ujin që dhuroi si krua
Shembëlltyrë fisnike mbete përjetësisht
E misionin tënd përmbushe plotësisht

(Për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s.)‏
Besnik F. JAHA

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP