Në pranverë
>> Monday, March 01, 2010
Neki MUSLIU
Në pranëver,kur gjelbrimi bashkohet me lulet
Kur rrikthehet rinia e stinëve
Dhe kënga e zogjëve jehonë,
duke përshkuar majët e luleve
Dhe nisin këngët e bukura të pranëverës
Dielli vërshon floririn e artë mbi kullota,
Kthehet jeta...!
Bimësia pi eliksirin e burimeve të freskta
Fillojnë të qeshurat e pranëverës,
I dëgjon çdo kush…Veshi i çdo gjallese,
madje edhe sytë bëhen vesh edhe zemrat…
…Qeshja e pranëverës,agoj!
Po qeshja…!
A s’është që reflekton shpirtin.
Një margaritar në peshqeshin e shpirtit…!
Kjo e qeshur e bekuar!
Me të hapur gojë kjo qeshje
reflekton një shpirtë bujar.
Kur Zoti i lëshon pengjet nga burgu i tokës
Atëher pranëvera del,e përmalluar,e mallëngjyer…!
Dhe përgdhel ashikët e vetë,
Me kërcenjët që u ngritë kokat
me gjethet që ngjiten në lartësi
dhe bëhen miq me erën
Ushtrisë së barit i ngjesh armët e diellit,
fton çetat e zogjëve
Dhe kur Zoti i tyre bënë urdhër,ata vete
dhe e dëbojn ushtrin e acart të dëborës
Dhe dora e ëmbël e pranëverës,
si dora e bekuar e Isait,
që me dëshirën e All-ahut i zgjonte të vdekurit
I kthen jetën bimësis,
ngjallë kopshtet,
i lulëzon pyjet
Por pranëvera vetë…!
Ç’është pranëvera?
Mos është më shum se ç’është një fyell,
që tingulli i vjen prej njeriut.
Mos është më shumë se një malë,
Që di të kthej zërin mbrapsht,
edhe sikur të jetë për të mirë
edhe sikur të jetë për të keqë.
Por ç’di mali për njërën…ose për tjetrën?
Është si xhami i dritares,
si shtëpia që brenda shkëlqen,
Or, po ti mos kujto se e ka nga vetja!
Ai shkëlqim është nga dielli,
Është nga Ai që një pikël
të sidoqoftë dhe çfardoqoftë,
edhe sikur të agjësohet edhe sikur…
të hyjë njëqind kate nën asgjësim,
kur të thiret nga Madhëria e Tij
vjen vrapimthi bile me të katërtat për tek Ai!
Nga pikëla të këtilla madje fare të vockra,
e gjithë bota,a s’qe gatuar ?
A s’ju shtua madje
një pikël e vogël ujë tokës,
Kurqe u formësuar Ademi
Dhe mori formën e njeriut.
Dhe po nga një pikël uji
A s’vijn në jetë pasardhësit e tij
Pranëvera pra nisi blerimin nga Zoti!
Si bilbili që nisi këngët e veta
kur pranëvera ia fali bahçet e trandafilëve!
Kështu kënga e zogjëve nisi të jehojë,
kështu u përshkuan majët e luleve nga kjo këngë
kështu u prishën heshtjet e akullta të dimërit
kështu u zgjuan hijet e bukura të natyrës
Dielli vërshoj floririn e artë mbi kullota,
U kthye jeta…!
Bimësia piu eliksirin e burimeve të freskta
Dhe kështu filluan të qeshurat e pranëverës.
Që i dëgjoj çdo kush…Veshi i çdo gjallese,
madje edhe sytë u bënë vesh edhe zemrat…!
Dhe u përgjigjën nga një thellësi,
ku rinin si një detë brenda një perle,
dhe për t’u derdhur sërish
në oqeanine pa fundë për të fituar përjetësin.
Kështu,dhe gjelbrimi u kurorëzua
Me tufa lulesh!
Buqeta…!
Ah!Se ç’buqeta të bukura u bënë...!
0 Komentet:
Post a Comment