MJEGULL
>> Saturday, March 13, 2010
Neki MUSLIU
Mjegull gjithandej,pa yje pa hënë!
Heshtake sot nata fshehtazi ka rrënë.
Sa çudi,lulet s’ duken,dhe këmba ku shkel s’di.
Përreth është cungur bota,dhe gjithkush tani rri
Mjegull,dhe nata me dorë s’takohet, po si...!
Gjerë tutje të shtrirë këtë heshtje,ne si ta zëmë tani?
Dhe dora që prek sendin,sa herë që dëshiron
Natën si të preki,hëna kur s’qëllon
Sipër tek s’ka drita,as dashuria s’ngel në gji!
Në zemër tek hynë mjegulla,hynë dhe një ligësi
Heshtja që sjellë terri,me gzofin që mbulon
Veshi yt spontan ,veç hapit tënd, ç’dëgjon?
I gjallë, i vdekur,njëri tjetrin,askush se shehë me sy
Për rreth ke një botë të tërë,por ndjehesh në vetmi..
Kush se njehë vlerën e dritës,në terr si po kupton!
Këtë dorë që fshehtësisht ngadalë,nga gjithçka të veçon
Vaj kush nuk njehë tjetërin,në mjegull paska rrënë
Mbuluar me pëlhurën e natës,dhe pa yje,edhe pa hënë!
0 Komentet:
Post a Comment