Nga i burgosuri “...”!!!
>> Saturday, March 20, 2010
Hevzi ZEQIRI
Nga prapa shufrave të hekurta ju flet vëllai juaj, o të dashurit e mi.
Gjithmonë keni qenë, jeni dhe do të mbeteni në këtë zemër.
Në zemrën e cila po kalbet në mullinjtë e këtyre të përdalëve e të përdalave.
Kur më sollën këtu, në varrin e të gjallëve, nuk isha edhe bash i pafajshëm.
Kisha një faj “shumë të madh” dhe ende më pandehin për fajtor.
Jam, e di shumë mirë se jam i fajshëm. I akuzuar me akuzën: “Ti je mysliman”.
Për këtë faj jam këtu.
Vetëm për një vepër më ndalojnë këta këtu,
vetëm për një vepër.
U them duke i lutur:
“Më jepni vetëm një natë.
Më jepni vetëm pak kohë në ju dhimbset nata.
Më jepni hapësirë, më jepni dritën time që e kërkoj me shekuj.
Mos ma merrni atë që ma ka dhënë Zoti.
Më jepni vetëm një natë, ju lutem o të “pashpirtë”.
Lejoni balli im ta puthë këtë tokë tashmë të njelmët nga lotët e mi,
Ta puth duke e madhëruar Krijuesin tim dhe tuajin.
Por, mbani mend, kurrë, ama bash kurrë nuk ju përgjërohem.
Nuk është kërkesë e madhe.
Vetëm një vepër kërkoj ta bëj.”
Për këtë po më kalbet zemra,
Vetëm për një vepër.
Sa e sa vepra duken të mëdha e janë të vogla.
Sa e sa vepra duken të vogla e janë të mëdha.
Kërkoj,
kërkoj nga bindja ime ta bëj atë,
sepse e kam hak,
e kam pranuar para se të bëhem koc e mish.
E nuk ka akt të bindjes e të mos ketë shumë qëllime të mira.
0 Komentet:
Post a Comment