ZEMËR E ZHYTYR N’LOT
>> Tuesday, March 16, 2010
Jashar GASHI
M’është mbushur zemra vaj
Loti nga syri nuk pikon
Zemra m’është zhytur thellë n’lot
Po fundoset e asnjë fjalë s’e thotë.
Zemër e frikësuar me plot njolla
Edhe vetës nuk ia fal
E penduar me plot vaj
N’heshtje e zhytur, n’lot pa asnjë fjalë.
E sulmuar nga armiqtë
Fort si guri qëndron përball
Shumë e qetë, e dashur për miq
Plot iman, Zotit i qëndron besnik.
0 Komentet:
Post a Comment