PËRMENDORE
>> Monday, March 29, 2010
Avni XHEMAJLI
Gjithë ditën mbaj në dorë
"Strategjinë e bashkimit kombëtar"
Natën Ukshinin e humbur
Zajmin
E Aganin
Të ndjerë
Vepren e madhe jetësore
Të Hasan Prishtinës kujtoj
Që argjendin e tij shkriu dhe arin
Për të shpëtuar atdheun
Gjithë kohën ndërkaq më rri në krye
dhe më sillet vërdallë
Shqipëria e Sami Bëj Frashërit
Se ç'ka qenë?
ç'është?
e ç'do të bëhet? një ditë
Zënë keq
në copëza prerë e ndarë
Dje
Sot
Nesër
Në teatrin herë t'shuar herë t'ndezur
të Ballkanit
Tragjikomendia shqiptare
shfaqjet e radhës vazhdon
"Horrat në krye të detyrës"
Këta aktorë tonë botëror të mëdhenj
0 Komentet:
Post a Comment