Mjaft më !!!
>> Thursday, March 11, 2010
Bardha Kqiku
Shiko se në qfar pikture është shndërruar bota,
Kuptimi I saj në esencë nuk dihet,
I forti po sundon!!
Tokën ka filluar ta qaj mes për mes,
Pa menduar se edhe vet do bie në të !!!
Zëri I atyre që po vdesin nga politikat botërore,
Është bërë I shurdhër si të ishin në fund të oqeanit,
Aty ku gjithëqka vije si flusk e mbushur me dhimbje e trishtim.
I forti në sytë e të tjerëve është vet tmerri I ulërimës kumbuese,
Askush nuk guxon ti flas ndryshe veq se siq ai don.
Qielli që dalngadal po vie e po bëhet më I zymt,më I trishtuar e më I ashpër,duke qarë për të vdekurin e gjallë ,
Dhe duke u mllefosur për të gjallin e vdekur.
Mjaft më !!
Nuk durohet një gjendje e këtillë !!!
Na është servuar e keqja në formën e një ëmbëlsire që në majë posedon qershin si gjënë kulminante,
Ndërsa në thelb posedon helmin që nga qasti ne qast mund të të vras.
Na ka humbur shija e të vërtetës,
Para drejtësis kemi mbyllur sytë ,
E po të ecësh symbyllurazi kur ti hapësh sytë mund të gjendesh në fund të humnerës!!!
Rruga që je nisur mund të ketë shumë anë ,
Por vetëm njëra anë është e duhura për ty.
Qdo kush flet,por cili është rezultati I të folurit të tij!!!
Mjaft më !!!
Sa fëmijë pa prindër
Sa ëndrra pa shpresë
Sa vdekje pa arsyeje
Sa miq pa besë .
Bota ka veshur vellon e nusëris ndërsa përbrenda saj është një plak që ka filluar të kërryset,të shtangohet,
Ti dridhen duart…e së shpejti vdekja po e pret.
Mjaft më !!!
Të drejtat e njeriut me fjalë
Ndërsa veprat në baltë .
Fëtyra të gjakosura nga lotët që rrjedhin prej syrit të mbushur errësirë .
Atyre që zemrat u janë damkosur,le ti fryejn pluhurit që I ka mbuluar duke verbuar zemrën përfundimisht.
Mjaft më !!!
Edhe ne si ju njerëz jemi,
Gjak në vena të gjithë kemi
Padyshim nga I njejti burim jemi…!!!
0 Komentet:
Post a Comment