VDEKJA

>> Thursday, March 25, 2010

Neki MUSLIU

Vdekja,thonë për çdo ditë njeriut,i merë nga një pjes
Në faktë lëshon nga një zog të vetin nga ajo qymez
Shih sa bukur një dijetar, një poet i madhë na mësoi*
Katër elemente, All-llahu i pat lidhur,njeriun tek krijoi!


Një hallk,mori nga toka,nga ki pluhur i lashtë e i thatë
Një tjetër mori nga burimet,nga lagështia që uji e pat
Një hallk i Gjithëdijshmi,e ngjiti nga eteri nga qiejt e lartë
Tjetërn ia dha me shpirtin,or mik...!Më të shtrenjtën dhuratë.

Por pastaj,njeriu rra në konflikt me smundjet e furishme
Toka e fton ç’do dit të kthehet në origjinën e tij të neveritshme
Uji i thotë,kthehu tek ne,o ty shtegtar i rrugëve të çuditshme
Shpirti,i hap rrugën e përjetësis,drejtë një bote të mahnitshme

Këto elemente pra, janë katër zogjë me këmbë të lidhura,
Brenda një kafazi të ndërtuar bukur,por me teke të hidhura
Smundja dhe vdekja vijn për të zgjidhur këta këmbë të prangosura
Sapo të zgjidhen,çdo element zogu,nisin fluturimin drejt botëve të pasosura!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP