Teofanitë

>> Friday, March 26, 2010

Fahredin SHEHU

Pështyma e granuluar tek më mbeti në fyt
Ditë e gjatë mes dimrit dhe pranverës
Gjendjen tek ma njohin miqtë vetëm ca
Dashurinë çdo krijesë tek e ndjen
Kopilat që më spërkasin me urrejtje
Dhe ata të cilët e ndrrojnë emrin dhe fenë
Kjo shumësi e dukshme ngulfatëse krijesash e manifestimesh bizare
Nervatura ime shpirtërore u forcua
Shpirtocitet hedhin vallen e kombit të lashtë e të heshtur Dashuri
Ata që bëjnë seks në ajër si mizat pjellin foshnje urrejtjesh
A vriten foshnjet është pyetja jonë
Ne shumësi e padukshme krijesash dhe manifestimesh hyjnore
Ne teofanitë e përherëshme vezullojmë në zemrat e çiltëra
Si dielli në bulat e vesës së mëngjeseve plot erandje vetyveri ambergrisi limoneni dhe kundermime të lehta civeti moschusi e djersash njerëzish të lodhur nga puna
Ne flasim ne këndojmë ne pikturojmë
Me akt pa qitur asnjë rrokje nga gojat tona hyjnore
Ne spërkasim pluhur të praruar
Shikojmë në sy drejt në sy bojë unaze Saturni dhe puplash nga bishti i palloit
Ne ndërtojmë tempullin kubik dhe lozim shahun në kub
Ne duam truallin ku parakaluan shputat e mysafirëve të Musës dhe Lutit më parë
Ne këndojmë me Serafimët e sferave të larta në sikronicitet këndojmë
Këtu sjellim harenë në zemrat e atyre të cilët paraklojnë në procesione nëpër Makadamin e smagradtë
Aty ku rrallë shkohet
Ne dijmë përmendësh Xhefrin dhe dhjetë Sefirote dhe lexojmë librin e Arkangjelit Raziel
Adam Kadmonin e shoqëruam në vetminë e tij para se të ndahej e të trupëzohej në dheun të cili njerëzit do ta përgjakin nëpër shekuj
Ne i tham Xhonit në lumin Jordan të shkoj e ta babtizoj Jezusin të jetë udhëzues
Për ata të cilët pak dinë
Ne i thamë Varakës ta përgatis Muhamedin që të jetë udhëzues i atyre të cilët kërkojnë të vërtetën
Ne i thamë Bahaullahut t’u rrefej njerëzve të kujdesen për gruan dhe nënë Tokë
Përndryshe në 1000 vite të ardhëshme ushqimi i vetëm i tyre do të jenë vetëm farët dhe uji
Ne i thamë Gibranit ta filloj Teurgjinë për 1000 vite të ardhëshme tëë jetë prehje e vetme artistike për njerëzit kreativ
Ne i thamë Fahredinit të shkruaj sa më shumë e të hesht si guri i kanjoneve
Derisa ta gjej pikën kumbuese
Ne...

0 Komentet:

Post a Comment

There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP