Kjo martesë - Ode 2667
>> Thursday, March 11, 2010
Xhelaludin Rumi
Qoftë e bekuar kjo martesë e këto betime
Qoftë si qumështi i ëmbël,
kjo martesë, si verë dhe hallvë.
Dhëntë kjo martesë fruta dhe hije
si palma e hurmës.
Qoftë kjo martesë plot me të qeshura,
cdo dite, një ditë në xhennet.
Qoftë kjo martesë një shenjë dhimsurie,
një vulë gëzimi këtu dhe pas kësaj.
Pastë kjo martesë një fytyrë të dëlirë dhe një emër
të mirë, një fatbardhësi si mirëpritje,
si hëna në qiellin e kaltër e të pastër.
Jam pa fjalë të përshkruaj sesi shpirti
më troshollitet në këtë martesë.
0 Komentet:
Post a Comment