ZHURMERIMAT E DJALLIT

>> Thursday, March 25, 2010

Time SHABANAJ

Iku pa asnjë gjurmë
E zemra mori flakë
Desh u shua prej saj,
Por prapë mbeti në jetë.
Një dhuratë e papranuar,


Para duarve tua mbeta,
Pa një fjalë te vetme,
Pa shikimin e fundit.
Prisja dhe prisja,
Një shenjë nga ti,
Një gjurmë nga ti,
Por ardhja vonoi,
E pritja vazhdoi,

Vazhdoi dhe vazhdoi
Dhe kështu mbeta e mbeta
Pa ty mbeta!
Si një lot i pashterur në syrin e verbuar,
Si një qerpik i mekur,

Si një vetull e rrudhur,
Si një lëkurë e zbehur nga ftohtësia e vetmisë,
Si një gur nën dhè,
Si një dru nën hije,
Si një lule e vyshkur,
Mbeta pa ty!
Në mes kësaj dynjaje,
Mes dallgëve të saj,

Ku jeta paska dhembje të shumta
Dhe qenka e shkurtër.
Ku gëzimi paska hapësirën e tkurrur
E vuajtja qenka e skalitur nëpër fytyra,
Ku djalli po gumëzhinte çdo kund
E ku ezani po tingëllonte pa ndalur nëpër shekuj
Që fton në rrugën e fatlumëve,
Që gëzojnë çdoherë lumturinë.
Në të atyre që çmallen me Kuran
Dhe nuk shkojnë pas zhurmave të djallit....
Ah, ç'më shqyen ky mall
Për fletët e Kuranit!
Por forcë nuk m'ka mbet
As për shfletimin e tyre.
Goja m’u tha
S’qet asnjë lutje.
Oh, Krijuesi im
Mos vallë më mundi djalli?!
Pak forcë brenda meje

Diku thellë kishte mbetur fjetur
Qe u zgjua ne mesnatë nga fishkëllima e mëkatit.

E nga humbja e vragshme e imanit,
Nxori një fjalë bashkë me lotin.
All-llah më forco!
Dhe lot pas loti,
E gjëmë pas gjëme,
Lutje pas lutje
Për pak qetësi...
Si një pikë shiu në shkretëtirë,
Si një dritë në mes të natës,
Erdh qetësia për mua
Nga Krijuesi im!
Një dorë që s’e pash,
Më preki,
Një fllad që nuk fryu.
Në shpirt i ndjeva
Ca fjalë që s'u dëgjuan,
Më tingëlluan në vesh;
”Largoje djallin, ktheju Krijuesit...”
Ah, Krijuesi im si harrova
Që mëshira Jote s’ka fund,
Që dashuria Jote më përket edhe mua,
Që m’u përgjigje çdoherë kur t’u luta!!!
Dhe një dashuri e paparë,
Dhe e pandier kurrë më parë,
Më ftonte drejt saj.
Për hir te Krijuesit...
Me një ngrohtësi të madhe
Me një fjalë në fshehtësi,
Një dashuri nga zemra e besimtarit,
Më ngjalli kërshëri..!
Shumë herë duart e ngritura
Me fytyrën drejt qiellit, them:
O Krijuesi im!
Ç’i thonë kësaj
Dashuri në emrin Tënd,
Apo vetëm fiksim?
Jo, jo s'qenka fiksim,
As varg i një skeptiku,
As stelë me mbishkrime te rreme,
Por dashuri ne emër të Krijuesit.
Që ma gudulisi shpirtin me çiltrin e tij,
Më ofroi prehje brenda kornizave të besimit.

Ah, pas shumë lotëve,
E plagë mbi plagë
I gjeta gjurmët e lumturisë,
Që më patën humbur.
Nga zhurmërima e djallit...
Një ndjenjë e brishtë
Që më mpiu
Edhe më la në amulli,
Më shastisi,
Edhe më dalldisi,
Më llahtarisi,
Dhe më nxori nga vetja
Qe si hije me vinte pas
Dhe djalli me të shpirtin ma robëroi..
Mbeti...
Mbeti diku larg!
Prapa errësirës se zhurmërishme të djallit...

Dhe ja ku gjendem sot...
Pas shumë netëve e ditëve të humbura,
E shtrënguar nga besimi,
Dhe me plot dashuri për Krijuesin.

ELHAMDULILAH.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP