Ghazal 1919
>> Sunday, March 14, 2010
Xhelaludin RUMI
Kjo është dashuri: të fluturosh në qiell, cdo cast të grisësh
qindra vello;
Së pari, për t'u shkëputur nga fryma – hapi i parë për të hequr dorë
Të heqësh dorë nga kjo botë, të shohësh vetëm atë që ti vetë
ke parë
Unë thashë, “Zemër, urime që hyre në rrethin e të dashurve,
mbi të parët përtej kutit të syrit, mbi të vrapuarit në luginën e
kraharorëve.”
Prej nga erdhi kjo frymë, O zemër? Prej nga erdhi kjo rrahje,
O zemër?
Zog, fol me gjuhën e zogjve: Unë do i jap vëmendje kodeve tuaj
Zemra tha : Isha në punishte, ndërkohë që shtëpia e ujit dhe argjilës
po piqej.
“Po fluturoja prej punishtes ndërsa punishtja po krijohej”
“Kur nuk rezistoja dot më, ata më tërhoqën zvarrë;
si mund ta them se si më tërhoqën?”
Përktheu: Ummu Zejneb
0 Komentet:
Post a Comment