PËRMENDORE - II

>> Saturday, March 20, 2010

Avni XHEMAJLI

Shoh dallgët
Furtunat
Uraganet
Tek fryjnë pa ndal
Dhe në këtë shekull
Drejt brigjeve të Ummetit
Dhe s'kam çfarë të bëjë


Shoh veprën të Emir Shekib Arsllanit
"Pse muslimanët kanë mbetur.."
Shoh "Islamin në udhëkryq"
Të madhit Muhammed Asadit
Që duket lidhur nyje është
Dhe s'ka kush ta zgjidhë

S'është Rozhe Garodi më
Të ngjallë dialogje kulturash e qytetrimeve
S’është njeriu i madh -Mustafa Mahmudi më
Të fitojë "Dialogun me mikun ateist"
Dhe skeptikëve t'u ndriqojë rrugën
“Prej dyshimit e deri në besim"

As i madhi Muhammed Ikballi s’është më
Që të lëshojë rrezet e diellit të ngrohin
Në Lindje dhe në Perëndim

Mbresëlënës përshkrimi i "Detyrave parësore…"
Elekuencës, të urtit, të mënqurit doktor el-Kardawit
“Përplasja e qytetrimeve” ndërkaq shfaqet në Perëndim
Më këtë përsëri ngre Huntingtoni lart shpatën
Ku është Aliu (r.a.), Hamza (r.a.) a Omeri (r.a.)
Që si në Bedër në fushë të mejdanit përballë t'i del burrërisht

Dhe në horizont papritur syqelë shfaqet
“Dritë e pashuar” Fetullah Gylen
Që me "Dashuri dheTolerancë”
Drejt një qytetrimi botëror
Ulë shpatën e thyen përplasjen në mes

Fukuyama në anën tjetër
Shpall fundin e historisë kuq mbi të zezë
Milazimi në vend të zezës e të kuqes -të bardhën
Shpalos bindshëm: “...Islami si fillim i historisë”

Formim karakteresh humane, njerëzore
Dy njerëz të mëdhenj të Ummetit ndër shekuj
Gazaliu i ri dhe i vjetër

Në Perëndim ndërkaq Zoti udhëzon dritë të re për Ummetin
Radhëve të safit me dashuri i’u shtohet
I madhi Murad Wilfried Hofmanni
Dhe bën platformën hyjnore për mbarë njerëzimin
“Islami si alternativë”

Shkundje e pluhurit nga mendja quhet padyshim:
“Islami ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit”
Nga pena e hollë e të madhit
Alija Izetbegoviq

“Gjunjëzimi i Evulucionit” darvinist
Tre emra burrash të mëdhenj ka
Adnan Oktar, Harun dhe Jahja

Gjithandej botës si kalorës shpëtimi
Mbi kopertinat e veta mban krenarisht
“Ilustirimi artistik i Kuranit”
Emrin e dëshmorit të Zotit
Dhe vazhdon gjallërisht dhe s’e ndalë hovin
Rrugën e të madhit Seid Kutbit

"Njëshmëria e Krijuesit"
Dhe mrekullitë e Kur'anit
Shejh Zindani sfidon dhe lenë pa fjalë
Shkencëtarët e mëdhënj të rangut botëror

Diell që ndriqon e që nuk shuhet në ligjërim
Quhen emrat e mëdhenj
Njëri ish-pastori, Yusuf Estes
Dhe dy tjerët Pirre Vogel dhe tjetri Amer Halid

Ngjallje e zemrave të besimtarëve janë emrat
Yusuf Islami, Hamza Robertson dhe Sami Jusuf

Dhe për çdo njeri
Besimi jo s'u vyshk
Shpresa
Rrugëtimi
Shpëtim
Quhet “Rruga për në Mekkë”
Leopold Weiss -Muhammed Asadi
Dritë që udhëzon
Dritë që në katër horizontet shkëlqen

Emër tjetër i ri në Perëndim prapë shfaqet:
Andreas Abu Bakr Rieger
Që gurthemelet e gazetës islame vë gjermani
Midis kryeqytetit në Berlin

Dhe emra të rinjsh tjerë s'kanë të ndalur
Në gjithë botën Islami në lulëzim
Hofmanni prapë jep shpresë dhe tërheq vërjetjen
“…Në mileniumin e tretë…”

Goethe po t’ishte këtu prapë si dikur do të thoshte:
“Në Islam që të gjithë lindim dhe vdesim!”

Fjala e parë dhe e fundit
Lavdi Zotit të botëve!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP