ORIGJINA
>> Monday, March 15, 2010
Neki MUSLIU
Kështu kuptohet kjo botë, nga origjina e vet,
Një gërshet i lidhur për mijëra vjetë!
Ca tufëza bari, mbi një dhe të shkret,
Dhe mbi barë lule që janë bari vet!
Kështu kuptohet kjo botë,kush s’rra në flgarancë!
Të studioj krijimin,substancë për substancë...!
Kush s’u thellua në këtë pasqyr për t’gjetur,elgancë
Ç’lemeri,ky qesar ka lidhur me djallin, aleancë!
Aleanca e të mirëve në këtë dynja,ka të njëjtin ndërtim.
Në trup,jo askush le të mos shoh,le të bëjë një dallim!
Më mirë,ty hap qepallat e zemrës dhe hudh një vështrim,
Brënda mureve syri depërton,nga dritarja që sjell shkëlqim
Besimtarët në numër janë shum,si shkuma në det!
Por shpirtërat i kanë si një,të lidhur gërshet!
Si drita e vetme e diellit që nga qielli zbret lehtë.
Dhe hynë nëpër shtëpi thërmohet,në qindra dritëra,pëlcet!
Po të hekim themelet e shtëpis,drita e të gjithave do të njësohet
Sërish drita kthehet në një diell të vetëm,plotësohet!
Ja kështu,edhe shpirti që në trup strehohet
Kur t’i nxjerrsh jashtë,nga të gjithë,një njeri tregohet
Nga pamja,shpirti rrëshqet sikur këmba në dëborë
Në lajthitje është ajo mendje,që s’ka këtë favor
Të kumtoj nga pamja që trungu,është origjina e frutit,që ka në dorë
Por në të vërtet Zoti,që jep favoret,frutin e bëri eprorë!
A do mbillte pemë kopshtari, po të mos e kisht prirjen e marjes së futir të vet
Kshtu thot arsyeja...! Në pamje, fruti nga pema lind, ... dhe vjen në jetë.
Por,fruti ka gjetur ekzistencën nga pema,në të vërtet.
Profeti tha:Pas tij, dhe nën flamurin e tij, janë Ademi dhe ç’do profet!
Kjo është origjina,që na mësoi profeti,ky zotrues i virtyteve të larta, xhevahir!
Tha:Unë jamë i dërguari i fundit,por në të vërtet,jam që shkoj përpara,or birë!
Si frutë unë kam lindur nga Ademi,por në fakt unë jam gjyshi i tij,
Unë jam bimësia,eliksiri i pranverës, pa mua pranvera ç’kuptim ka të vij!
0 Komentet:
Post a Comment